Vuçiç si Goebbels? Zv.kryeministri i Kosovës: Kurti nuk e krahasoi me të, por fakti që janë sot ende në pushtet në Serbi…

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka sqaruar se Kurti nuk e ka krahasuar gjatë takimit në Bruksel Vuçiçin me Joseph Goebbels, Rudolf Hess apo Hermann Goering.

Bislimi thotë se kjo nuk ka ndodhur në takim edhe pse është përfolur shumë se Kurti e ka ia ka bërë në sy këtë krahasim Vuçiçit.

Sipas Bislimit,krahasimi është bër tek fakti që Vuçiç dhe politikanët e  tjerë janë ende sot në pushtet në mënyrë të ngjashme me ata që ishin në pushte në Gjermani edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

 

STATUSI NGA BESNIK BISLIMI

Sa për sqarim: në takimin e sotëm në Bruksel, Kryeministri Kurti nuk ka krahasuar Vuçiqin, Odaloviqin e Angjelkoviqin me Joseph Goebbels, Rudolf Hess e Hermann Goering, por vetëm faktin që këta që janë në pushtet në Serbi sot, është ngjashëm sikur ata të ishin në pushtet në Gjermani edhe pas Luftës së Dytë Botërore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *