Vuçiç tregon detaje nga takimi i radhës me Kurtin, ja çfarë po planifikon të diskutojë me kryeministrin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka treguar se çfarë po planifikon që të diskutojë me kryeministrin Albin Kurti ku do të takohen për të diskutuar për dialogun me Kosovën.

Takimi në fjalë u planifikua të mbahet në Bruksel. Ai tha se në takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës do ta shtrojë për diskutim edhe çështjen e serbes së kthyer në Kosovë, Dragica Gashiç.

“Kjo çështje nuk është e vetmja, por është një paradigmë sepse i shqetëson ata si simbol i kthimit të serbëve në shtëpitë e tyre. Ne në Kosovë nuk kemi pasur pushtet de facto që nga viti 1999 dhe nuk kemi asgjë që kur ata e shpallën pavarësinë në vitin 2008, por ne po luftojmë”, tha Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *