“Vuçiç u zemërua”, Albin Kurti zbulon bisedën me Presidentin serb: I thashë që t’i trajtojmë reciprokisht minoritetet, por…

vucic u zemerua albin kurti zbulon biseden me presidentin serb i thashe qe ti trajtojme reciprokisht minoritetet por
vucic u zemerua albin kurti zbulon biseden me presidentin serb i thashe qe ti trajtojme reciprokisht minoritetet por

Kryeministri i Kosovës në një bisedë me publicistin e Washington Post, Jason Rezaian, ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, dialogun, një moment zemërimi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe situatën me minoritetet në Kosovë e Serbi.

Në këtë bisedë, kryeministri i vendit, ka thënë se është duke bërë përpjekje për de-përshkallëzimin e situatës me Serbinë, por sipas tij, ato përpjekje s’kanë pasur rezultat.

Ai tha se në qendër të tensionit është mosgatishmëria e vazhdueshme e Serbisë për ta njohur Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.

“Nuk mund ta njoh Serbinë që nuk më njeh mua. Pra duhet njohje reciproke dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në këtë dialog”, është shprehur Kurti në bashkëbisedimin me Rezaian, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë kosovare ka ndarë një moment, që sipas tij, presidenti serb është zemëruar nga fjalët e tij.

“Në deklaratë e paqes dhe mossulmimit e propozuar nga Kosova në vitin 2021 u refuzua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, bashkë me një plan për të mbrojtur reciprokisht të drejtat e pakicave brenda vendeve tona. Në vend të kësaj, autoritetet serbe filluan t’i heqin shqiptarët në Serbinë jugore nga listat e votuesve”.

“Presidenti Vuçiç tha se, ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet”, tha Kurti. Ai shtoi, disi në mënyrë sarkastike: “Unë thashë, ‘Atëherë le të shohim se si i trajton Serbia minoritetet dhe unë mund ta përsëris modelin në Kosovë.” Dhe pastaj ai u zemërua shumë, sepse thashë, ‘Ta bëjmë këtë gjë reciprokisht’”, i ka thënë Kurti gjatë bisedës publicistit Rezaian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts