
14:05 10/04/2021
Mbi 16 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi hiri është përhapur në 20 mijë metra në ajër
Vullkani La Soufriere, ka mbuluar ishullin e Karaibeve të Saint Vicent duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Autoritetet u kĂ«rkuan mĂ« shumĂ« se 16,000 banorĂ«ve nĂ« âzonat e kuqeâ qĂ« tĂ« evakuohen. Vullkani e ka pĂ«rhapur hirin mbi 20,000 metra nĂ« ajĂ«r.
Sipas drejtores së Qendrës së Kërkimit Sizmik të Universitetit West Indies, shpërthimet mund të përsëriten sërish në ditët apo javët në vijim. La Soufriere ka qenë inaktiv që nga viti 1979, por në dhjetor filloi të lëshonte avull dhe tym dhe të bënte zhurma të ngjashme me një tërmet.
Deri më tani nuk është raportuar për të vdekur ose lëndime pas shpërthimit në skajin verior të Shën Vincentit. Për herë të fundit vullkani shpërtheu në 1979 dhe një shpërthim i mëparshëm në 1902 vrau rreth 1,600 njerëz.
Karaibet lindore kanë 19 vullkane aktive përfshirë dy nën ujë afër ishullit të Grenadës. Vullkani më aktiv nga të gjithë është Soufriere Hills në Montserrat. Ai ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1995, duke shkatërruar kryeqytetin e Plymouth dhe duke vrarë të paktën 19 vetë në 1997.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al