Vullkani në Spanjë, dëme të pallogaritshme materiale

16:48 20/09/2021

Së paku katër fshatra në rajonin La Palma të Ishujve Kanarie të Spanjës u evakuuan pas shpërthimit të vullkanit.

Deri tani nuk raportohet për viktima por dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Sipas autoriteteve spanjolle është bërë i mundur evakuimi i mbi 5,000 njerëzve, përfshirë rreth 500 turistë. Për të ndihmuar procesin janë angazhuar rojet ushtarake dhe civile të cilat po  ndihmojnë  banorët në zonë.

Qeveria u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos i afrohen zonës së vullkanit.

Llava ka shkatërruar rreth 100 shtëpi duke i fundosur ato. Pamjet e tregojnë momentin kur shtëpitë mbulohen nga llava e vullkanit teksa retë e zeza përfshijnë zonën.

Para shpërthimit ishulli është tronditur nga mbi 22 mijë tërmete.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *