Vullkani nënujor në ishullin më të madh të Tongas, alarm në SHBA, një pjesë e vendit pritet të preket nga tsunami

Një tsunami ka goditur ishullin më të madh të Tongas, Tongatapu, duke rrezikuar një pjesë të SHBA. Fillimisht, është shënuar një vullkan nënujor e më pas është shkaktuar një cunami. Paralajmërime ka për bregun perëndimor të SHBA-ve, nga Kalifornia në Alaska, si dhe British Columba të Kanadasë.

Valët e para të cunamit ishin ndjerë tashmë në Bregun Perëndimor të SHBA-së që nga mëngjesi i së shtunës herët, tha për CNN Dave Snider, koordinatori i paralajmërimit të cunamit në Qendrën Kombëtare të Paralajmërimit të Tsunamit të Shërbimit Kombëtar të Motit në Palmer, Alaska.
Imazhet satelitore tregojnë një re masive hiri dhe valë goditëse që përhapen nga shpërthimi.

Dallgët kaluan vijën bregdetare të kryeqytetit të Tongës, Nuku’alofa, të shtunën, duke u derdhur në rrugët dhe objektet me vlerë në qytet.
Mbreti Tupou VI i Tongës u evakuua nga Pallati Mbretëror pasi cunami përmbyti kryeqytetin, raportoi RNZ.
Banorët u drejtuan për në një zonë më të lartë, tha RNZ, ndërsa dallgët përfshinin territorin e pallatit, dhe rrugën kryesore.

Hiri po binte nga qielli në Nuku’alofa të shtunën në mbrëmje dhe lidhjet telefonike ishin të ndërprera, tha RNZ.

Vullkani Hunga-Tonga-Hunga-Ha’apai shpërtheu për herë të parë të premten, duke lëshuar në ajër re të madhe tymi me diametër prej 20 km.
Një shpërthim i dytë goditi të shtunën në orën 17:26 me orën lokale, raportoi RNZ.

Byroja e Meteorologjisë e Australisë tha se regjistroi një valë cunami prej 1.2 metrash (rreth 4 këmbë) pranë Nuku’alofa në orën 5:30 pasdite, sipas orës locale. .

Jese Tuisinu, një reporter televiziv në Fiji One, postoi një video në Tëitter që tregonte valë të mëdha duke u përplasur në breg, me njerëz që përpiqeshin të shpëtonin nga uji që futej në automjetet e tyre. “Është fjalë për fjalë në errësirë në pjesë të Tongës dhe njerëzit po nxitojnë drejt sigurisë pas shpërthimit”, tha ai në një postim tjetër në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.