Vullkani shkatërron disa ndërtesa

22:45 09/10/2021

Ndërtesat pranë vullkanit në ishullin spanjoll La Palma janë përfshirë nga lumenjtë e llavës. Magma shkatërroi të paktën katër ndërtesa në fshatin Callejon de la Gata, thanë dëshmitarët.

Sipas The Guardian kishte një seri prej 37 lëvizjesh sizmike të shtunën, me masën më të madhe 4.1 ballë, tha Instituti Kombëtar Gjeologjik Spanjoll.

Vullkani Cumbre Vieja filloi të shpërthejë më 19 Shtator dhe ka shkatërruar më shumë se 800 ndërtesa dhe ka detyruar evakuimin e rreth 6,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre në ishull. La Palma, me një popullsi prej rreth 83,000, është një nga Ishujt Kanarie në Atlantik.

Shkreptima rrufeje u panë pranë shpërthimit herët të shtunën. Një studim i botuar në vitin 2016 nga revista Geophysical Research Letters zbuloi se vetëtima mund të prodhohet gjatë shpërthimeve vullkanike sepse përplasja e grimcave të hirit krijon një ngarkesë elektrike.

Llava nga vullkani ka përfshirë më shumë se 150 hektarë tokë bujqësore, shumica e të cilave përdoret për kultivimin e bananeve, një nga kulturat kryesore në ishull.

Aeroporti i La Palma është mbyllur që nga e enjtja për shkak të hirit, tha operatori spanjoll i trafikut ajror./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *