Warren Buffet bëhet super-miliarder

08:57 13/03/2021

Pasuria e tij kapërceu 100 miliardë Dollarë

Edhe pse më i vjetri në moshë, Warren Buffet është supermiliarderi më i ri në botë. Pasuria e tij kapërceu këto ditë 100 milardë Dollarë dhe kjo e rendit atë të pestin mes më të pasurve të globit që e kanë kapërcyer këtë limit pasurie.

Çelësi i artë që i hapi portën tek kjo kategori ishte vlerësimi i madh në bursa i korporatës Berkshire Hathway, që drejtohet prej tij dhe ku zotëron 1/6 e aksioneve më shumë se gjithë pjesëtarët e tjerë. Kjo korporatë ka aksione në dhjetëra marka botërore përfshirë firmën Hi-Tech Apple apo grupin financiar Amerikan Ekspress.

Bafet ka meritën për ringritjen e kësaj kompanie që ishte në prag falimentimi në 1965-ën kur ai e bleu dhe tashmë është ndër korporatat më të mëdha në botë. 90-vjeçari shquhet për filantropi pasi është angazhuar se 99% të pasurisë do e japë për bamirësi, kryesisht përmes fondacionit Bill dhe Melinda Gates. Ai renditet tashmë në të njëjtën listë supermiliarderësh botërorë me Jeff Bezos, Elon Musk, Bill Gates, familjen franceze Arno.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *