Weber: Dialogu i Brukselit është kthyer në kah të kundërt, Serbia fitoi më shumë se sa Kosova

Bodo Weber, bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se dialogu i Brukselit filloi mirë në vitin 2011, por që vitet e fundit ai është kthyer në kah të kundërt.

Weber tha se tani më takimet nuk janë historike dhe përparimi është i mangët. “Serbia mori hapjen e negociatave të para-pranimit, Kosova Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian, por rruga drejt integrimit në BE është bllokuar. Është bërë normale që zyrtarët e të dy vendeve të takohen rregullisht dhe se nuk është më ‘historike’”, deklaroi Weber.

Ai shton se “E njëjta histori është me të ashtuquajturin integrim të serbëve të Kosovës”. “Nëse e shikonim atë sipërfaqësisht, atëherë në rast se Serbia fitoi më shumë dhe Kosova pak më pak, serbët e Kosovës janë ende dëmi më i madh kolateral i krizës në dialog”, u shpreh Weber, raporton Kosovonow.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *