Welt rrëzon ministrin gjerman për infektimet nga Ballkani

[embedded content]

19:17 03/06/2021

Vala e dytë e Covid shpërtheu në Tetor, jo në muajt e Verës

Gazeta gjermane “Welt” e hedh poshtë deklaratën e bërë nga ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, se vitin e kaluar e rreth gjysma e rasteve të reja me Covid në Gjermani erdhën si pasojë e udhëtimeve në Ballkan e Turqi.

Përmes një artikulli hulumtues, “Welt” argumenton se nuk ka asnjë lidhje mes deklaratës së ministrit dhe shifrave të infektimeve, duke e cilësuar atë një përrallë zanash.

Në artikull shkruhet se përqindja e infeksioneve nga jashtë gjatë verës ishte vërtet e lartë. Por në terma absolutë, numri i rasteve pozitive ishte shumë i ulët. Infektimet e reja në korrik dhe gusht ishin gjithsej 50 000.

Më tej në artikull shkruhet se infeksionet e mesit të shtatorit nuk luajtën rol të madh, dhe se vala e dytë nisi rreth fillimit të muajit tetor. Nisur nga këto të dhëna, “Welt” shkruan se pretendimi i ministrit gjerman nuk qëndron.

Deklarata e ministrit gjerman në fund të majit u prit me një reagim të ashpër nga kryeministri shqiptar Edi Rama i cili tha se nuk do e lejonte Shqipërinë të paraqitej si ‘’zonë risku’’ për pushime turistike. Ky i fundit e cilësoi deklaratën një skandal dhe të papranueshme që të ngrihen pakënaqësi ndaj vendeve të Ballkanit në mungesë të fakteve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *