Wesley Clark: Putin do të përfundojë si Milosheviç

14:41 10/03/2022

Ish-gjenerali amerikan thotë se NATO do të jetë gati për luftë nëse i preken kufijtë 

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, njeriu që drejtoi fushatën e bombardimeve të aleancës kundër forcave serbe në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, thotë që vendet anëtare duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur forcat ukrainase në fushën e betejës.

Në një intervistë për “Radio Evropën e Lirë” thotë se aleanca duhet të ndërmarrë një varg masash për t’u përgjigjur, nëse Rusia i kalon kufijtë e saj.

NATO-ja duhet ta përgatisë veten. Kjo përfshin planifikim dhe rregullim të forcave. Vendet duhet të rishpëndajnë buxhetin; në raste të caktuara, rezervistët të mobilizohen. Kjo nënkupton edhe ndërtimin e projekteve të infrastrukturës, përgatitjen e rrugëve logjistike dhe një sërë masash të tjera, në mënyrë që NATO-ja të përgjigjet, nëse Rusia i kalon kufijtë e saj”, shprehet ai.

Clark ka edhe një parashikim për presidentin Vladimir Putinin. Ai thotë se nëse cilësohet kriminel lufte ai do të ketë të njëtin fund si ish-presidenti serb, Sllobodan Milosheviç.

Sipas tij, objektivi real i Putinit është të shkatërrojë mundësinë që Ukraina të rreshtohet me Perëndimin dhe të mposhtë NATO-n me kërcënimin ose përdorimin e armëve bërthamore ose të armëve kimike dhe pastaj të rimarrë kontrollin e Europës Lindore duke detyruar SHBA-në të largohet. Clark përfundon duke thënë se nuk ngrihen të gjithë kundër, kjo do të sillte Luftën e Tretë Botërore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *