WhatsApp “ia merr në kthesë” Snapchat-it, lançon përditësimin e radhës

16:21 04/08/2021

WhatsApp bëri përditësimin e ri në aplikacion për të shtuar edhe më shumë privatësinë në biseda. Njësoj si Snapchat e Instagram, tashmë ekziston opsioni “View Once” që lejon të dërgosh një foto apo video dhe duke aktivizuar këtë opsion, marrësi mund ta shohë vetëm një herë mesazhin e dërguar. Më pas, mesazhi vetëshkatërrohet pasi hapet.

Ky opsion është i ndryshëm nga “Disappearing Messages” ku mesazhet vetëshkatërrohen pas shtatë ditësh, pasi është një hapësirë kohore e mjaftueshme për “Screenshot”.

Si ta përdorni opsionin e ri? Si fillim, përditësoni aplikacionin. Shkoni te biseda që do të dërgoni foton apo videon tuaj, klikoni numrin “1” në shiritin e bardhë që shfaqet poshtë fotos dhe dërgojeni. Kaq ishte!

Nëse opsioni i ri nuk shfaqet, mjafton të prisni disa ditë pasi WhatsApp po punon që të jetë i disponueshëm në të gjithë botën brenda kësaj jave./tvklan.al


Të ngjashme “”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *