WhatsApp kombinohet me inteligjencën artificiale për të sjellë  ‘artin’ e personalizuar

whatsapp kombinohet me inteligjencen artificiale per te sjelle artin e personalizuar

19:22 16/08/2023

WhatsApp ka prezantuar një opsion të ri ku për herë të parë në aplikacion mund të përdoret inteligjenca artificiale.

Aplikacioni më i madh i mesazheve në botë, me rreth 3 miliardë përdorues do të lejojë një numër të kufizuar të tyre të krijojë ‘stickers’ me anë të butonit “Create” nga AI.

Përdoruesit nuk do të kenë nevojë për mjete shtesë apo aftësi në dizenjim në mënyrë që të krijojnë ikonat. Ata duhet thjesht të shkruajnë një komandë në mënyrë që ikona të gjenerohet, bën me dije “WABetaInfo”.

Vetë platforma nuk ka dhënë ende një koment zyrtar.

Inteligjenca artificiale po gjen vend në platformat e rrjeteve sociale. Snapchat përfshiu “My AI” në muajin Shkurt. Ndërkohë Instagram po planifikon vendosjen e një chatbot-i me 30 personalitete nga të cilët përdoruesit mund të zgjedhin./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts