
23:59 30/08/2023
WhatsApp ka sjellë një aplikacion të dedikuar për të gjithë përdoruesit Apple dhe pajisjet e tyre Mac. Ndryshe nga versioni Windows, ky aplikacion lejon videotelefonatat me një person tjetër ose në grup.
“Po lançojmë një aplikacion të ri WhatsApp për Mac. Videtelefonatat në grup lejojnë deri në 8 persona ndërsa ato audio deri në 32”, shpjegoi Mark Zuckerberg në një postim.
Aplikacioni i ri është ndërtuar posaçërisht për përdoruesit Mac.
“Aplikacioni është ridizenjuar për të qenë i përshtatshëm për përdoruesit Mac, duke i ndihmuar të kryejnë punë më shpejt në ekranin e madh. Mund të shpërndani dokumente duke i tërhequr drejt e në bisedë dhe mund të shihni më shumë nga historiku i saj”.
Përdoruesit mund të hyjnë në një telefonatë në grup edhe kur ajo ka filluar dhe të përzgjedhin marrjen e njoftimeve për telefonatat kur aplikacioni është i mbyllur.
Njëoj si versioni celular, edhe aplikacioni për Mac është i pajisur me të gjitha nivelet e sigurisë.
Përdoruesit mund ta shkarkojnë nga WhatsApp.com ose nga AppStore në Mac./tvklan.al