Wikipedia nuk do të jetë më falas

13:54 19/03/2021

Brenda vitit 2021 fondacioni wikipedia nuk do të ofrojë më shërbimin falas

Në të ardhmen, “Wikipedia” do të kërkojë pagesë nga kompanitë, jo nga përdoruesit, që duan të shfrytëzojnë shërbimet e saj, përfshirë gjigantët e teknologjisë “Apple”, “Amazon” dhe “Google”.

Sipas burimeve nga mediat amerikane, “Wikipedia” i cili është një fondacion jofitimprurës që menaxhon enciklopedinë falas dhe që sapo ka mbushur 20 vjeç, po krijon një shërbim të ri me pagesë të quajtur “Enterprise” që do të nisë të funksionojë  brenda vitit 2021.

Megjithatë detajet ende nuk dihen, shërbimi mund të jetë një lloj varianti i paguar për rastet kur do të përdoren për të integruar faqet dhe informacionin brenda shërbimeve të tyre.

Përfaqësues të fondacionit  Wikimedia kanë deklaruar se për të arritur ti bëjnë ballë “çdo stuhie dhe për  të pasur vërtet aftësinë për të ruajtur vizionin e konceptuar 20 vjet më parë, do të duhen më shumë burime, partnerë dhe aleatë”.

“Wikipedia, eshtë themeluar më 15 janar 2001, dhe është e hapur për kontributin e vullnetarëve dhe ende bazohet vetëm në modelin ekonomik të dhurimeve të përdoruesve.

Këto ditë, ka rifilluar fushata për të kërkuar donacione nga përdoruesit, në mbështetje të enciklopedisë falas.

Klan News









“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *