Will Smith jep intervistën e parë pasi goditi me shpullë komedianin: Njerëzit e lënduar, i lëndojnë të tjerët

16:51 29/11/2022

Will Smith është intervistuar për herë të parë pasi ngjarjes së bujshme: Goditjes me shuplakë të komedianit Chris Rock në skenën e Ocars në muajin Mars. Gjatë intervistës, aktori e ka cilësuar një “natë të tmerrshme”.

Në një intervistë për “The Daily Show” me Trevor Noah, ai tha: “Po kaloja diçka atë natë, e dini? Kjo nuk e justifikon fare sjelljen time”.

Sjellim në vëmendje se Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën pa flokë të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

“Njerëzit e lënduar i lëndojnë të tjerët. Unë e kuptoj se sa tronditëse ishte kjo për njerëzit. Ky ishte një inat që ishte akumuluar për një kohë të gjatë. Ishte një rrëmujë”, u shpreh Will Smith.

Smith tha për Noahut se ai e kuptonte teorinë e cituar shpesh se “lëndimi i njerëzve i lëndon njerëzit e tjerë”.

“Ishin shumë gjëra. Ishte djali i vogël që pa babain e tij duke rrahur nënën e tij, e dini? E gjithë kjo u shpërtheu në atë moment. Në atë moment nuk isha ai kush unë dua të jem”, tha aktori.

Smith ka folur më parë për rritjen në një shtëpi abuzive. Autobiografia e tij fillon me një përshkrim tronditës të babait të tij që sulmoi nënën e tij, një incident që ai tha se e përjetoi gjatë fëmijërisë së tij.

Artistit 54-vjeçar i është ndaluar pjesëmarrja në Oscar për 10 vite, si dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia, e cila organizon ceremoninë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *