William gati të provojë mbretërimin, skenarët pas sëmundjes së Mbretit Charles

william gati te provoje mbreterimin skenaret pas semundjes se mbretit charles

17:00 08/02/2024

Princi William mund të provojë se çdo të thotë të jesh mbret i Britanisë së Madhe, tani që i ati i tij monark Charles i Tretë është sëmurë me kancer. Media të ndryshme vendase dhe të huaja janë kurioze se si do të ushtrohen funksionet mbretërore, tani që problemet shëndetësore ia bëjnë mbretit Charles të pamundur t’i përmbushë të gjitha detyrimet.

Ekspertë të kushtetutës britanike shpjegojnë për të përditshmen italiane Corriere della Sera se më shumë mundësi ka që princi William, të cilit i takon trashëgimia e fronit mbretëror si djali i parë i mbretit mund të marrë disa funksione të të atit duke ushtruar një farë “mbretërimi të lehtë”.

Funksionet e tij mund të shtrihen nga kryesimi i takimeve rutinë me ambasadorët deri tek emërimi i gjykatësve, teksa Charles i Tretë do të vazhdojë të mbajë funksionet qendrore si takimet e përjavshme me kryeministrin apo shpallja e ligjeve.

Nuk përjashtohet mundësia që William të shpallet mbret i përkohshëm deri kur mbreti Charles të shërohet. Varianti më pak i mundshëm sipas ekspertëve është që Charles të heqë dorë nga froni dhe mbret të shpallet William. Deri më tani, mbreti Charles nuk ka sinjalizuar asnjë nga këto skenarë.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts