Wizz air shton fluturimet nga Tirana drejt Budapestit, Vjenës dhe Romës gjatë sezonit të verës

wizz air shton fluturimet nga tirana drejt budapestit vjenes dhe romes gjate sezonit te veres
wizz air shton fluturimet nga tirana drejt budapestit vjenes dhe romes gjate sezonit te veres

Linja ajrore ka shtuar numrin e fluturimeve për verën e vitit 2024, duke përforcuar pozicionin e saj si udhëheqëse në tregun shqiptar

Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror ka kënaqësinë të njoftojë se këtë sezon veror do të rrisë edhe më tej numrin e fluturimeve brenda një jave, përkatësisht drejt disa destinacioneve të njohura nga Tirana si: Romë, Budapest dhe Vienë. Gjatë verës së 2024, Wizz Air do të ofrojë më shumë se 4.5 milionë vende për pasagjerët në më shumë se 50 destinacione. Një shifër kjo, më e lartë se e konkurrentëve të saj, duke përforcuar pozicionin e saj në Shqipëri si udhëheqëse e tregut.
Fluturimet nga Tirana drejt Budapestit do të realizohen 5 herë në javë, ndërsa fluturimet drejt Vjenës tashmë do të kryhen çdo ditë duke nisur nga mesi i muajit korrik. Fluturimet drejt aeroportit Fiumicino të Romës do të numërojnë 21 vajtje-ardhje në javë nga Tirana. Këtë verë, kompania do të ofrojë mbi 350 fluturime javore vajtje-ardhje nga kryeqyteti shqiptar.
Duke rezervuar që tani udhëtimin e sezonit të verës, pasagjerët mund të përfitojnë nga çmimet e ulëta të Wizz Air, duke filluar nga vetëm 14.99 euro. Biletat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të internetit si dhe në aplikacionin WIZZ.
Itenerari veror i Wizz Air ofron fluturime drejt më shumë se 50 destinacioneve. Prej tyre 19 qytete në Itali, përfshirë Milanon, Romën, Venecian, Bolonjën, Napolin dhe Katanian dhe deri në destinacione të tjera si: Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe), Madrid dhe Barcelonë (Spanjë), Paris, Lion dhe Nice (Francë), Athinë (Greqi), Londër (Mbretëri e Bashkuar), Berlin, Hamburg, Këln (Gjermani) e shumë të tjera. Ka disa risi për orarin e sezonit të verës, Wizz Air do të lidhë Tiranën me Valencian (Spanjë) si dhe Leipzig (Gjermani) për herë të parë, si dhe do të vazhdojë të operojë në destinacionet e inaguruara së fundmi drejt Bukureshtit (Rumani), Pragë (Republika Çeke) dhe Krakov (Poloni).
Për më tepër, Wizz Air ka njoftuar disa fluturime speciale drejt ndeshjeve të Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani për të gjithë fansat shqiptarë. Këto fluturime të veçanta edhe do t’i kthejnë tifozët në shtëpi pas ndeshjes. Linja ajrore do të realizojë fluturime drejt ndeshjeve në datat 15, 19 dhe 24 qershor. Të gjithë tifozët qe dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar mund të blejnë biletat me çmimet fikse prej 179 euro.
Sezonin e shkuar veror, afro 3 milionë pasagjerë fluturuan nga Shqipëria me Wizz Air. Pjesa më e madhe e pasagjerëve i rezervuan biletat e tyre shumë kohë para fluturimit dhe destinacionet më të preferuara ishin Italia, Spanja dhe Gjermania.

-Fund-

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 200 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve gjatë vitit 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

Wizz Air:
V+O Communication Albania: [email protected]
Na ndiqni në Instagram: @Wizzair
Na ndiqni në Facebook: @Wizzair
Na ndiqni në Twitter: @Wizzair
Na ndiqni në TikTok @Wizzair

Shënim për redaktorët:
• Të gjitha fluturimet e Wizz Air kryhen me avionët Airbus A320, me 180 vende, me avionët A321 me 230 vende, avionët Airbus A320neo me 186 vende dhe avionët Airbus A321neo me 239 vende.
• Për fotografitë falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekës së logos ju lutemi vizitoni
• https://Wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/
• Për më shumë informacion rreth strategjisë së qëndrueshmërisë së Wizz Air, ju lutemi shihni F23 ESG Update

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts