“Wizzair? Kurrë më”, avokati tregon peripecitë e familjes së tij në aeroport dhe avion: Pengmarrje! Trajtimi çnjerëzor është krim jo shërbim

wizzair kurre me avokati tregon peripecite e familjes se tij ne aeroport dhe avion pengmarrje trajtimi cnjerezor eshte krim jo sherbim

TIRANË

Avokati Ylli Manjani ka rrëfyer në një postim në “Facebook” peripecitë e familjes së tij në aeroport pasi fluturimi i tyre me Wizzair është anuluar.

Ai tregon se pasi kishin njoftuar dy herë shtyrjen e orarit të fluturimit dhe pasi kanë hipur pas disa orëve, janë mbajtur në avion për 2 orë dhe janë zbritur sërish pa asnjë njoftim, duke u lënë në mes të katër rrugëve.
Manjani i thotë kurrë më fluturimeve me Wizzair.

POSTIMI I PLOTË
Wizzair?
Never ever again!
Kurrë më! Asnjëherë!
Mbrëmë, avioni i linjës Athinë-Tiranë nuk u nis. Që fluturimet anulohen kjo ndodh, por që pasagjerët të trajtohen çnjerëzisht, kjo është e papranueshme!
Pasi kishin njoftuar dy herë shtyrjen e orarit të fluturimit, që do të thotë pritje në aeroport te gate, diku rreth orës 12:00 të natës avioni imbarkohet, por nuk niset, megjithëse me pasagjerë në bord. Për më shumë se 2 orë kështu… Tmerr. As në qiell e as në tokë. Pengmarrje.
Pas 2 orë e kacafiu kujtohen të thonë se avioni nuk niset. Pasagjerët dalin nga avioni, rihyjnë në aeroport dhe lihen aty praktikisht në mes të katër rrugëve. Asnjë mundësi akomodimi!!! “Flini ku të mundeni”.
Nuk dihet do niset apo jo sot një avion tjetër!!!
Kjo i ka ndodhur familjes time mbrëmë.
Disa muaj më parë na ndodhi thuajse e njëjta gjë në linjën Eindhoven-Tiranë. Im bir pati të një përvojë shumë të keqe prej 6 orësh pritje dhe pa informacion..
Asnjë mirëkuptim nuk mund të tregojmë ndaj kësaj kompanie që ofron shërbim çnjerëzor. Na janë shtyrë e madje edhe anuluar fluturime edhe të linjave të tjera, por na kanë trajtuar njerëzisht. Na është prishur terezia, por kemi thënë “ndodhin këto gjëra”.
Wizzair jo! Trajtimi çnjerëzor është krim jo shërbim.
E sigurt është që nuk do t’i blejmë më shërbim këtyre palaçove të papërgjegjshëm!
Ptu!

Manjani Fb
Manjani Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts