Wizzair zhgënjen sërish udhëtarët, denoncimi: Kemi 2 ditë që presim në aeroportin e Barit me të moshuar e fëmijë, nuk na japin asnjë përgjigje    

Kompania e udhëtimeve ajrore vijon të zhgënjejë qytetarët. Këtë herë denoncimi vjen nga aeroporti i Barit.

Një qytetar shkruan në “BalkanWeb” se presin prej dy ditësh në aeroportin e Barit me të moshuar dhe fëmijë dhe avioni i Wizzair nuk niset pasi ka defekt në avion. Ata deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“As nuk na nisin një tjetër avion e as nuk po rregullohet ky që thonë se ka pësuar defekt. Duhet të ishim nisur dje në orën 18:20 dhe akoma nuk e dimë kur dhe nëse do të nisemi. Ndërkohë ka shumë njerëz që presin ndër të cilët të moshuar e fëmijë. Ju lutem bëjeni publik problemin tonë, pasi orët kalojnë dhe ende nuk ka një zgjidhje për ne”, shkruan një qytetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts