Xhaka, COVID-19 dhe refuzimi i vaksinës. Presidenti i Federatës bën apel: Boll me kërcënime e fyerje





Degjeneron situata në Zvicër. Vendimi i Granit Xhakës për të refuzuar vaksinën anti-COVID, ka sjellë një reagim të ashpër nga shumë tifozë, të cilët kanë sulmuar kapitenin e Zvicrës për vendimin e tij. Xhaka do të mungojë në kualifikueset e Botërorit në shtator pikërisht se rezulton i infektuar me COVID-19 dhe shumë prej tifozëve e vlerësojnë sjelljen e tij si papërgjegjshmëri.

xhaka

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fyerjet dhe kërcënimet ndaj Xhakës e kjo ka detyruar presidentin e Federatës Zvicerane, Dominik Blank, që të reagojë duke kërkuar që të marrë fund ky lloj trajtimi.

“Ky është një vendim shumë personal. Të gjithë në Zvicër kanë të drejtën të vendosin vetë dhe kjo vlen edhe për kapitenin e përfaqësueses tonë. Ai ka zgjedhur që të mos vaksinohet dhe ne e respektojmë këtë vendim, edhe pse si Federatë këshillojmë vaksinimin e të gjithë anëtarëve tanë.

Është e drejta e çdo personi në Zvicër të vendosë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo. Graniti është kundër dhe ka marrë akuza nga të gjithë, akuza që më pas degjeneruan në kërcënime dhe fyerje. Nuk e pranojmë dhe nuk e tolerojmë. Në mbështetim respektin dhe tolerancën, këto janë vlerat thelbësore të Federatës tonë. Ftojmë dhe i kërkojmë të gjithëve të respektojnë dhe të tolerojnë këtë vendim personal të Granit Xhakës dhe të çdo personi tjetër në vendin tonë”, tha Blank.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *