Xhaka kundër Rejas: Nuk kam refuzuar Shqipërinë, ia shpjegova Bulkut








Trajneri i Kombëtares, Edi Reja i habiti të gjithë ditën e djeshme në konferencën për shtyp duke folur për herë të parë për mosgrumbullimin e mesfushorit Taulant Xhaka pas kaq shumë kohësh.

taulant-xhaka (1)

Reja u shpreh se në drejtim të Xhakës janë dërguar disa ftesa, por ka qenë ky i fundit që i ka refuzuar me justifikimin e dëmtimeve apo mungesën e formës fizike. Por mesfushori 30-vjeçar nuk ka qëndruar duarkqyr dhe ka reaguar duke dhënë versionin e tij për këtë çështje.

Në një prononcim për RTSH, Xhaka është shprehur se kurrë nuk e ka refuzuar Kombëtaren, ndërsa fjalët e trajnerit Reja i ka cilësuar si gënjeshtra.

“Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar Kombëtaren! I kam thënë Bulkut që nuk jam akoma 100% në formën time dhe më mirë ishte që të merrte një lojtar qe eshtë 100% në formë.

Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse. Nuk është aspak e vertetë që unë kam refuzuar Kombëtaren, por isha 1 vit i lënduar dhe nuk isha në 100% në formë dhe nuk dua të rrezikoj prapë që të lëndohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet”, është shprehur Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *