Xhaxhai mëson nipin që të gjuajë me armë, i mituri ia drejton gabimisht pistoletën dhe hap zjarr

Pamje të frikshme kanë bërë xhiron e rrjetit, ku shihet se si një 8-vjeçar po mësohet nga xhaxhai i tij që të qëllojë me armë.

Ngjarja në fjalë është regjistrua në qytetin turk të Rizes. Siç shihet edhe nga pamjet, Mustafa A. e detyroi nipin e tij që të gjuante me armën që vetë i dha. Por duke mos e ditur rrezikun, i mituri ia drejtoi atë gabimisht xhaxhait dhe madje qëlloi. Por fatmirësisht plumbi nuk e preku. Ndonëse ndodhi incidenti, xhaxhai nuk u tërhoq, por vijoi ta detyronte nipin që të gjuante sërish me armë dhe ai e shkrepi pistoletën disa herë.

I gjithë rasti është regjistruar nga kamera e telefonit të Mustafa.A dhe u shpërnda në mediat sociale.
Autoritetet policore turke kanë nis hetimet rreth rastit dhe e kanë marrë në pyetje 45-vjeçarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *