Xhudistja kosovare shkëlqen në ‘Tokio 2020’, fiton dy ndeshjet e para dhe kualifikohet në gjysmëfinale, një hap larg medaljes

Distria Krasniqi ka arritur t’i nisë mbarë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi ka fituar dy ndeshjet e para dhe ka siguruar gjysmëfinalen e madhe, ku tani gjendet vetëm edhe një fitore larg medaljes olimpike.

Xhudistja kosovare ka kaluar me lehtësi pengesën e parë në garat e xhudos në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Distria mposhti me ‘ippon’ kundërshtaren braziliane, Gabriela Chibana, për të kaluar në çerekfinale. Pejania u tregua e fortë edhe në çerekfinale, duke triumfuar për më pak se 20 sekonda.

Ajo në këtë fazë mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin nga Taipei Kinez në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria do të takohet me kundërshtaren mongole, Urantsetseg Munkhbat.

Blloku final, që përfshin edhe gjysmëfinalet, zhvillohet prej orës 10:00 me kohën tonë lokale, ndërsa xhudistja Krasniqi ndodhet një fitore larg medaljes olimpike.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *