Xhufi: Çeçenët si kuislingët shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore

Sipas akademikut Pëllumb Xhufi çeçenët në rajonin lindor që është përfshirë nga lufta janë një fenomen i njëjtë me kuislingët shqiptarë gjatë luftës së dytë botërore.

Gjatë intervistës për News 24 ai thotë se edhe italianët e gjermanët në pushtimin e tyre në Shqipëri gjetën një grusht njerëzish që i paguan për të drejtuar qeveri kukulla.

 -Meqenëse kujtuat Çeçeninë, janë zhvilluar luftëra të përgjakshme mes Rusisë dhe Çeçenisë. Dhe papritur, udhëheqësi çeçen ka vënë ne dispozicion, jo vetëm veten e tij sepse ishte ne Ukrainë një javë më parë, por edhe ushtarët e tij. Si shpjegohet një vasalitet i tillë mbase, por edhe të shkuarit në shtrat me pushtuesit dhe të ndjekurit të gjurmëve të tij?

Kjo është edhe historia jonë, është histori kuislingësh. Nuk është e çuditshme. Edhe Hitleri, në vendin që shkatërroi më shumë, Poloninë, e gjeti një qeveri kuislinge. Edhe te ne, italianët e gjermanët gjetën kuislingun e radhës, një grusht njerëzish të paguar.

– Rasti i Kadyrov është ndryshe sepse babai i tij, në fillim luftoi kundër rusëve, më pas u bë njeriu i rusëve.

Këto janë gjëra që ndodhin. S’mund të thuash që populli çeçen është i tillë. Edhe Kadyrov shkon atje me një grup banditësh, as ushtarë të rregullt nuk janë se duken. Janë ata që thashë, kriminelë, njerëz të paguar, të cilët shkojnë. Ndoshta, është edhe arsye fetare, që ndoshta po çon disa ushtarë mysliman të egër fanatikë, që me thirrjen “Allahu ekber” sulmojnë kundër ushtrisë ukrainase. Pra Putini i përdor të gjitha. Këto janë shërbëtorë të zellshëm e të pështirë të kësaj lufte të pështirë që Putini po bën edhe me njerëz të pështirë si Kadyrov e njerëzit e tij.

-Profesor një sërë sanksionesh janë vënë. Ju folët për unitet te perëndimit. Po sa vlerë kanë në të vërtetë sanksionet në dobësimin e ushtrisë ruse e në ngadalësimin e saj drejt Ukrainës?

Sanksionet janë shumë të rënda për Rusinë. I janë vënë nga SHBA Iranit, por këto janë sanksione drastike. Janë drastike. Ne përdorim atë shprehjen, i prenë rubinetin Rusisë. Këtu është rasti për të thënë që i mbyllën rubinetin Rusisë. Vetëm importi i gazit dhe naftës ruse i heq Rusisë burimin kryesor të financimit të ekonomisë e sidomos industrisë ushtarake. Kështu që sanksionet janë ndjerë, kjo duket që në krizën që vihet re në qendrat tregtare në Moskë, mendoni se çfarë ndodh në periferi që s’ka edhe mallra ushqimore. Mungon paraja se janë bllokuar fondet valutore. Është bllokuar çdo raport, investimet e huaja; kompanitë më të mëdha botërore janë tërhequr nga Rusia dhe të gjitha këto, ndjehen dhe ndikojnë. Kur i heq burimin kryesor, kjo pasqyrohet dhe përkthehet në një reflektim të opinionit rus, ku shkojmë – ku bëjmë se këto ecin paralelisht. Edhe dizinformimi që arrin të realizojë televizioni shtetëror rus vjen një ditë e dikush hap një media të huaj se jemi në globalizëm dhe shohin se çfarë po ndodh në Ukrainë realisht. Atëherë të gjithë këta faktorë mblidhen, duke shtuar qëndrimin e vendosur të popullit të Ukrainës, të komunitetit ndërkombëtar, do të ketë sigurisht një reagim të brendshëm, që unë nuk besoj se do të jetë pas 2 apo 10 vitesh, por besoj se do të jetë shumë i afërt, nëqoftëse Putini nuk pranon një zgjidhje paqësore që nuk dëmton Ukrainën dhe një paqe e cila sigurisht edhe për vetë regjimin e Moskës, të ketë një reflektim të ri në qëndrimin në politikën globale botërore dhe lokale e të brendshme që janë politika që manipulojnë opinionin dhe e ushqejnë me urrejtje ndaj të tjerëve dhe me kulturën e shantazhit dhe imponimit ndaj individëve e shteteve të tëra si në rastin e Ukrainës që nuk i binden diktatit të diktatorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.