Xi Jinping premton marrjen e Tajvanit nga Kina: Përpjekje maksimale për bashkim paqësor, por nuk heqim dorë nga pushtimi me forcë

Kina nuk do të heqë kurrë dorë nga opsioni i pushtimit për të ribashkuar Tajvanin me kontinentin, tha presidenti Xi këtë mëngjes, teksa nisi kongresin vendimtar të Partisë Komuniste Kineze që do të konfirmojë pozicionin e tij si sundimtari më i fuqishëm i vendit që nga Mao Ce Duni.

Në një fjalim 104-minutësh në kongresin e 20-të të partisë, Xi premtoi “përpjekje maksimale” për një ribashkim paqësor, por këmbënguli se ishulli vetëqeverisës duhet dhe do të vihet nën ndikimin e Pekinit.

“Problemi i Tajvanit është një çështje që duhet ta zgjidhë populli kinez dhe do të vendoset nga populli kinez,” tha Xi. “Ne këmbëngulim të përpiqemi për perspektivën e ribashkimit paqësor me sinqeritetin më të madh dhe përpjekjet maksimale, por nuk do të premtojmë kurrë se do të heqim dorë nga opsioni i përdorimit të forcës dhe rezervojmë të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme.”

“Rrotat historike të ribashkimit kombëtar dhe të përtëritjes kombëtare po rrotullohen përpara dhe duhet të arrihet ribashkimi i plotë i atdheut dhe do të arrihet!” tha Xi, 69 vjeç, nën një duartrokitje të gjatë nga 2,340 delegatët dhe të ftuarit që u mblodhën në Sallën e Madhe të Popullit në zemër të Pekinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts