Xiaomi planifikon të prodhojë makina elektrike

10:13 26/03/2021

Kompania kineze e prodhimit të smartphonëve dhe pajijeve të tjera teknologjike, Xiaomi, planifikon që të prodhojë automjete elektrike duke përdorur fabrikën e “Great Wall Motor Co Ltd”.

Lajmi është bërë i ditur nga Reuters, që e ka mësuar këtë informacion nga 3 persona të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejt me këtë çështje, por që kanë preferuar të mbeten anonimë.

Pas raportimit të këtij lajmi, aksionet në bursë të Xiaomi u rritën me më shumë se 9%. Xiaomi është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të telefonave të mençur, dhe aktualisht është në bisedime me “Great Wall Motor Co Ltd” për të bashkëpunuar në fushën e makinave elektrike.

“Great Wall” do të ofrojë konsulencë inxhinierike për të përshpejtuar sa më shumë projektin. Ndërsa Xiaomi synon që të kapë tregun masiv me prodhimin e automjeteve elektrike. Në javën e ardhshme pritet që dy kompanitë të shpallin partneritetin. Megjithatë, pas publikimit të këtij lajmi nga Reuters, asnjëra prej kompanive nuk pranoi të komentonte. /tvklan.al









“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *