Yerevan, të paktën 49 ushtarë armenë vriten gjatë luftimeve në kufirin me Azerbajxhanin

Të paktën 49 ushtarë armenë u vranë në përleshjet me Azerbajxhanin. Kështu ka thënë kryeministri armen, Nikol Pashinian.

Kryeministri armen zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken për t’u kërkuar atyre që të reagojnë ndaj “agresionit” të Azerbajxhanit, tha Yerevan të martën.

Kjo u bë e ditur nga qeveria armene. Në bisedime të veçanta, Pashinian tha se shpresonte për “një përgjigje të përshtatshme nga komuniteti ndërkombëtar” në dritën e përleshjeve të vazhdueshme në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com