Yjet parisien kundër “Murit të Verdhë”, supersfida Borusia Dortmund-PSG pushton sot Europën

yjet parisien kunder murit te verdhe supersfida borusia dortmund psg pushton sot europen






























Finalje e madhe e “Uemblit” është shumë pranë, dhe këtë gjë e din shumë mirë secili ekip. Gjermanët vijnë në këtë takim me plot ambicie, të përkrahur nga forca e tyre më e madhe, tifozët që do të mbushin shkallët e “Signal Iduna Park” sonte, me ëndrrën e madhe për të parë edhe një herë pas 11 vitesh ekipin e tyre në një finale të Ligës së Kampioneve. Mund të themi që nuk vijnë në formën më të mirë të mundshme, pas asaj humbje me shifrat 4-1 përballë Laipcigut në fundjavën e kaluar por gjithsesi fokusi do të jetë 100% në takimin e sotëm, me qëllim që të ndalin Mbapen me shokë.

GMccUxdW4AAPq4Q

Nga ana tjetër janë yjet e Parisit dhe historia e tyre tepër e “trishtë” në Champions. Miliona euro të shpenzuara në më shumë se 10 vite dhe deri më tani, kanë arritur vetëm një herë në finalen e Ligës së Kampioneve, edhe për më tepër e humbur kundër Bajernit. Ky vit thërret për ta, që të mund të kalojnë gjermanët dhe të shikojnë veten përsëri në atë finale të shumëdëshiruar. Mundësia më e mirë që Mbape të largohet nga kryeqyteti francez me kokën lart, dhe t’i tregojë botës që arriti të fitojë diçka me ekipin që e rriti profesionalisht.

Mos të harrojmë që këto 2 skuadra, duelin e sotëm, e kanë të tretin për këtë sezon. Në fazën e grupeve të kompeticionit u shortuan së bashku . Ndeshja e parë në “Parc de Prices” u mbyll me shifrat 3-0 në favor të vendasve dhe më pas ajo e kthimit në Gjermani, do të përfundonte në barazim 1-1.

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts