Ylber Ramadani vendos të kalojë te menaxheri i njohur, tani do të përfaqësohet nga… Ramadani

ylber ramadani vendos te kaloje te menaxheri i njohur tani do te perfaqesohet nga ramadani



































Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ka kaluar që nga vera e kaluar padyshim vitin më të bukur sa i përket karrierës së tij futbollistike. Fillimisht ishte prezantimi dhe afirmimi në një kampionat të njohur si ai i Serisë A. Më pas, e kishte radhën pjesëmarrja në EURO 2024 me fanellën e Shqipërisë, ku ishte titullar i padiskutueshëm.

ramadani

Paraqitjet e tij kanë sjellë vlerësime të shumta dhe për Ramadanin ka ardhur koha që të kërkojë diçka më shumë, duke parë se është në momentin më të mirë të karrierës. Ndoshta kjo është arsyeja pse mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur që në ditët e ardhshme të ndryshojë menaxher.

Që prej muajit prill, raportohet se ai ka qenë në negociata me menaxherin e njohur Fali Ramadani, i cili është një nga drejtuesit e kompanisë LIAN Sports Group. Mediat italiane bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme, kur mesfushorit t’i përfundojë kontrata e përfaqësimit nga menaxherët aktualë, do të kalojë nën administrim të Ramadanit i cili përfaqëson edhe një tjetër lojtar të Leçes e Kombëtares kuqezi, Medon Berishën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts