Yllin e Barcelonës e ndjek fati i keq i dëmtimeve, tërheqja muskulore i kushtëzon të mbyllë vitin









Ansu Fatinë e ndjek fati i keq i dëmtimeve. Sulmuesi i Barcelonës ka pësuar shumë shpesh dëmtime radhazi saqë nuk ka mundur dot që të shfaqë të gjithë potencialin e tij.

ANSU FATI

Prej 5 ndeshjesh ai vuan nga një tërheqje muskulore teksa sipas “Mundo Deportivo”, talenti katalanas ka mbyllur vitin 2021. Fati është një nga talentet më të ndritur të brezit aktual dhe duke pasur parasysh fatin e tij të keq me dëmtimet, Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë.

Sipas raportit mjekësor, katalanasit madje mund të jenë të gatshëm të presin deri në janar që 19-vjerçari të kthehet, gjë që do të thotë se ai do të jetë në formë më të mirë kur të kthehet.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *