Yuri Kim dhe Soreca takim në KQZ me Ilirjan Celibashin: Të hetohen krimet zgjedhore, përfshirë dhe blerjen e votave








Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, së bashku me shefin e diplomacisë së BE, Luigi Soreca, zhvilluan ditën e sotme një takim me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

kim soreca

Lajmin e ka bërë publik Ambasada Amerikane përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ku theksohet se ambasadorët e SHBA dhe BE i kërkuan autoriteteve përkatëse të trajtohen rekomandimet e raportit përfundimtar të ODHIR, si dhe të ndiqen penalisht krimet zgjedhore, përfshirë blerjen e votave.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane

Ambasadorja Kim, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Europian Soreca, u takuan me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

Duke cituar raportin e fundit të ODIHR, Ambasadorët Kim dhe Soreca shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ. Ambasadorët nënvizuan se tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it.

Po ashtu, është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta, në mënyrë që vullneti i zgjedhësve të respektohet plotësisht”, njofton ambasada e SHBA.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *