Yuri Kim flet për ndryshmet në reformën territoriale: E shkëlqyer që Partia Demokratike është kthyer në Parlament! Ka shumë punë për të bërë





Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se mbështesin kërkesën e Partisë Demokratike për Reformën Territoriale. Në një deklaratë për mediat, pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, diplomatja e lartë amerikane u shpreh se Partia Demokratike ndodhet në Kuvend me forca të plota, ndërsa theksoi se duhen ndërmarrë veprime për të siguruar zgjedhje më të mira.

 

Sipas Kim, ka shumë punë për tu bërë sa i përket reformës territoriale, apo luftës kundër korrupsionit dhe për këtë duhet një PD e fortë dhe e bashkuar.

“Mbetet shumë punë për tu bërë. Është e vërtetë thelbësore dhe gjithashtu e shkëlqyer që Partia Demokratike është kthyer në Kuvend plotësisht, me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme.

Për të trajtuar të gjitha mangësitë të cilat janë identifikuar në raportin e ODIHR-it. Ka gjithashtu punë që duhet bërë për sa i përket reformës territoriale dhe punë që duhet bërë kundër korrupsionit.

Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një Parti Demokratike që është e fortë dhe e bashkuar dhe të bëjë përpara por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë, ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin e Shqipërisë, me Partinë Demokratike, drejt të ardhmes. Kështu që, le të ecim përpara!”, u shpreh ambasadorja Kim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *