Yuri Kim kërkoi largimin e Berishës nga Kuvendi, ish-kreu i PD paralajmëron konferencë për media










Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot në orën 12:00 mbajtjen e një konference për media.

berisha yuri

Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-kreu i PD-së njofton: “Të dashur miq, sot në orën 12:00 do të zhvilloj një konferencë për shtyp në hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas dëshirës, të jenë të pranishme! Sb”.

Lëvizja e Berishës vjen një javë pasi ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, kërkoi që ai të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, pas një takimi që ajo pati me Lulzim Bashën.

Po ashtu ambasadorja e SHBA-ve në një editorial për “Panorama” u bëri thirrje Ramës dhe Bashës që të kontrollojnë listat dhe të bëjnë kompromis mes tyre. Pavarësisht qëndrimit të Yuri Kim, Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm edhe më i motivuar se më parë.

kim per listat

DEKLARATA E YURI KIM PAS TAKIMIT ME BASHËN 

Yuri Kim, tha se do të ishte “një ironi historike dhe tragjedi, nëse partia do duhet të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, duke iu referuar Berishës.

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret”, tha Yuri Kim.

“Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, u shpreh ambasadorja amerikane në një prononcim për mediat.

LEXO EDHE:

Editorial/ Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim: Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *