Yuri Kim njohu Alibeajn si kryetari i komanduar, Berisha pyetet a rrezikon PD shpalljen “non grata” nga SHBA. Ish-kryeministri: Përpjekje e dështuar për të…









Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti “përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në sovranitetin e një force të lirë politike”, deklaratën e bërë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila njohu si kryetar të komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn.

“E përsëris publikisht këtu se kurrë as kryetarin e as kryesinë s’do mund të caktojë kush për këtë parti përvecse anëtarësia e saj”, theksoi Berisha, që tha se Alibeajn Rithemelimi e njeh si kryetar i grupit parlamentar të PD.

Pyetje: A rrezikon PD shpalljen “non grata” nga SHBA me ju në krye?

Sali Berisha: Kryetari i PD u shkarkua në datën 11 dhjetor me votat 4446 vota të delegatëve e 44 mijë vota të anëtarëve të saj më 18 dhjetor.
Përvec anëtarëve të PD me votën e lirë, asnjë njeri cilido qoftë ai, as guvernatorja as Zeusi Rama nuk ka e s’do kenë kurrë tagër të caktojnë kryetarin e PD.

Një përpjekje e dështuar si e kam vlerësuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës e sovranitetin e një force të lirë politike.

Kam pasur rastin të dërgoj mesazhin e përsëris publikisht këtu se kurrë as kryetarin e as kryesinë s’do mund të caktojë kush për këtë parti përvecse anëtarësia e saj.

A do vijoni ta njihni Enkelejd Alibeajn si kryetari i grupit parlamentar?

Sali Berisha: Ai është kryetari i grupit parlamentar, natyrisht grupi parlamentar drejtohet nga Kryesia e grupit parlamentar. Kërkesa e vetme është kjo që vendimet për drejtimin e grupit që është politik të merren nga kryesia e grupit e në raste të caktuara komisioni i Rithemelimit mund të ndërhyjë pa asnjë lloj mëdyshje por s’kemi arsye se linja jonë politike është e qartë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *