Yuri Kim njohu Enkelejd Alibeajn si kryetari i komanduar në PD/ Reagon Edi Paloka: Zonja ambasadore nuk respekton vendimet e gjykatave shqiptare









Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas takimit të ambasadores Yuri Kim me kreun e grupit Parlamentar Enkelejd Alibeajn, të cilin e njohu edhe si kryetar të komanduar të PD.

Paloka shprehet se kjo është shkelje jo vetëm etike por edhe e ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ai thekson se ambasadorja nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare edhe pse flet gjithë kohën për drejtësinë.

“Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!

Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.

Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .

Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!”, shkruan Paloka.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.