Yuri Kim përshëndet urdhrin ekzekutiv të Joe Biden ku përfshihet Shqipëria: Lufta kundër korrupsionit, thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA






Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka përshëndetur urdhrin ekzekutiv të DASH ku u përfshi edhe Shqipëria, përmes të cilit iu bllokohet prona dhe pezullimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

yuri kim drejtesia

Yuri Kim ka postuar vendimin në Twitter, ndërsa bashkëngjitur thekson se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA.

Në letrën që Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë, por që tashmë në të do të jetë edhe Shqipëria.

Sipas Biden në dy dekadat e fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *