Yuri Kim takim kokë më kokë me Edi Ramën! Zbardhen detajet e pritjes në Kryeministri








Një javë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i qeverisë ka pritur në një takim ambasadoren Yuri Kim.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasada me anë të një postimi në Facebook, ku thuhet se Kim ka përshëndetur mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus.

yuri kim-edi rama

Gjatë takimit, ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin.

Po ashtu dy zyrtaret e larte bizeduan mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.

“Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC. Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin. Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.”, thuhet ne postimin e ambasadës.

Pak ditë më parë Rama mori një ftesë nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken me të cilin do të zhvolloje edhe nje takim. Kryeministri Rama po ashtu do të marrë pjesë edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

njoftimi i ambasades

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.