Yuri Kim takon një grup afganësh: Janë plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar/ Gjesti i vajzës së vogël emocionon ambasadoren amerikane





Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, takuan sot një tjetër grup afganësh që mbërritën ditët e fundit në vendin tonë.

Afgane-Yuri Kim

Yuri Kim tha se u emocionua kur një vajzë e vogël i dha një vizatim luleje si gjest miqësie. Ambasadorja amerikane shprehet se “njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi”.

Mesazhi i plotë i Yuri Kim

“Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre. U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures).” – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Yuri Kim me afgane

afgan 3 afgan 4 afgan 5

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *