Yuri Kim takon një prej drejtuesve të SPAK: Puna prokurorisë së posaçme do tregojë se askush nuk është mbi ligjin






yurikimspak

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim këtë të premte me kreun e sektorit të Krimit të Organizuar pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumanin.

Është vetë diplomatja amerikane që e ka bërë të ditur një lajm të tillë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se SPAK do të japë më shumë rezultate duke treguar se askush nuk qëndron mbi ligjin.

“Ditën e sotme u takova me Altin Dumanin, kreun e Sektorit të Krimit të Organizuar pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për t’i shprehur vlerësimet mbi rezultatet e procedimeve, arrestimeve dhe pasurive të konfiskuar nga ky institucion. SPAK do të japë më shumë rezultate duke treguar se askush nuk është mbi ligjin” – shkruan Kim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *