Yuri Kim: Vendimi i Biden ka zgjeruar gamën e personave të përfshirë në korrupsion, urdhri i tij duhet të nxisë punën e prokurorive në Shqipëri








yurikim-joebiden

Ambasadorja yuri Kim duke folur në një konferencë në Forumin e Drejtësisë Penale deklaroi se SHBA e zgjeroi shtrirjen e urdhrit për personat e përfshirë në korrupsion që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Sipas zyrtares amerikane, Presidenti Biden ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv të zbatueshëm tek shumë persona të përfshirë.

Kim thotë se ky urdhër duhet të nxisë që prokuroritë në Shqipëri dhe në botë të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të goditur krimin.

“Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë se SHBA e konsideron korrupsionin si kërcënim në sigurinë kombëtare sigurinë e përbashkët. Si pasqyrim i kësaj politike të re, Presidenti Biden zgjeroi shtrirhen e urdhrit ekzekutiv për të sanksionuar personat e përfshirë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përfshirë Shqipërinë. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv të zbatueshëm ndaj një game më të gjerë personash të përfshirë në korrupsion. Urdhri ekzekutiv i dhënë nga Biden duhet të nxisë punën e mirë të prokurorive në të gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri. Ulja e numrit të prokjurorëve për shkak të verifikimit kalimtar, theksojnë nevojën e përshtatjes së vazhdueshme në nivelet më të larta të performancës. Ju nxis që të gjithëve që të punoni sëbashku për të evidentuar boshllëqet në institucione dhe të gjeni mënyrat më të mira për t’i realizuar. SHBA do ju mbështesë gjithmonë” – tha Kim.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.