Zambia, presidenti fal 579 të burgosër para Ditës së Afrikës

Presidenti zambian, Edgar Lungu, ka falur 579 të burgosur para Ditës së Afrikës, e cila shënohet çdo vit më 25 maj.

Në një konferencë për media, kreu i shërbimit korrigjues të vendit, Chisela Chileshe, tha se ky veprim është ushtrim i prerogativës së mëshirës së presidentit.

“Veprimi i presidentit është në përputhje me nenin 97 të Kushtetutës Republikane, i cili parashikon faljen presidenciale dhe ndryshimin e dënimeve të rënda të shqiptuara ndaj personave të dënuar”, tha Chileshe.

Ai shtoi se individët e falur janë rehabilituar dhe janë gati për ri-integrim në shoqëri.

Tema e këtij viti të Ditës së Afrikës, përkujtimit vjetor të themelimit të Organizatës së Unitetit Afrikan, aktualisht Unionit Afrikan (AU), është “Arti, kultura dhe trashëgimia: Nivelet e ndërtimit të Afrikës që duam”.

Kjo ditë shënohet në vende të ndryshme në kontinentin afrikan, si dhe në të gjithë botën.

Zambia fitoi pavarësinë nga Britania një vit pas themelimit të Organizatës së Unionit Afrikan dhe vendi konsiderohet si një parajsë paqësore kontinentale, pasi ka ndihmuar shumë vende të fitojnë pavarësinë nga sundimi kolonial.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *