21:29 – 10.04.2023

Vëllai i Madh në bashkëpunim me brandin amerikan RC Cola u dhanë banorëve një sfidë me kanaçe. Si lidere e shtëpisë, Nita kishte për detyrë të ndante shtëpinë në dy grupe, me nga gjashtë banorë.
Në oborr janë vendosur tre tavolina, të cilat përfaqësojnë tre faza të ndryshme të lojës. Të ndarë në grupe, banorët duhet të vendosen rresht përballe kanaçeve, që të kryejnë tre fazat e lojës.
Në fazën e parë, banorët duhet të kalojnë topin nga kanaçja numër një te kanaçja numër dy, vetëm duke i fryrë.
Në dispozicion, ata kanë 5 minuta kohë dhe në rast se topi rrëzohet, ata kanë mundësinë ta riprovojnë.
Në përfundim të kohës, do numërohen se sa topa ka kaluar grupi i parë të kanaçet e dyta, e më pas nis minutazhi për grupin tjetër.
Në fazën e dytë, banorët do kenë në dispozicion 10 minuta kohë për të kryer lojën, ndërsa në fazën e tretë do kenë 15 minuta kohë.
Grupi që do mundet të kalojë sa më shumë topa në kanaçen e dytë, fiton 3 mijë euro në total, pra 500 euro secili.
[embedded content]
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : www.botasot.al