
Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare ka nisur punën ditën e sotme me një debat mes deputetit të opozitës Ervin Salianji dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Ishte deputeti demokrat ai i cili evidentoi praninë simbolit të Partisë Socialiste në maskën anti-Covid që mbante ministri i Brendshëm, duke i kërkuar ta hiqte atë, pasi reklamimi i simboleve partiake në institucionet shtetërore konsiderohet si një provokim dhe është e ndaluar.
Kjo bëri të ministri ta ndërronte maskën dhe të vendoste një tjetër pa simbole partiake.
“Pavarësisht përkatësive partiake ne këtu jemi në institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetarët shqiptarë.
Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverisë dhe që paguhet me taksat nuk mund të qëndrojë në sallë me maskë me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsideroj provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bërë rrugë Rama nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi te pranishëm.
Vjen këtu si përfaqësues i shtetit dhe jo i partisë. E kam parë shumë mirë, po duhet ta ndërrosh”, tha Salianji.
Kjo bëri që ministri Çuçi ta ndërronte maskën dhe diskutimi në mbledhje të vijonte.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al