Zbardhen debatet nga mbledhja e Kryesisë së PD/ Kadilli-Bashës: Nuk je i pazëvendësueshëm. Jep dorëheqjen e parevokueshme!






Nuk po mungojnë debatet në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, që mbahet pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

basha kadilli

Burime për “Panoramën” konfirmojnë se kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme kryedemokratit Basha, duke i thënë këtij të fundit se nuk është i pazëvendësueshëm në parti. 

“Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme”, mësohet ti ketë dhënë Kadilli-Bashës. Kadilli i është drejtuar po ashtu kreut të selisë blu me fjalët: “Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”.

Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën. Jemi ekip më i mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer. Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011. Luftën politike e bëjmë me një koncept të ri, me qasje të re dhe me frymëzim të ri, me besueshmërinë, me vërtetësinë dhe me vendosmërinë si tipare që ty të kanë munguar. Humbja është e jotja, përgjegjësia jotja. Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tonë dhe profilin politik; karrierën dhe çdo gjë.  E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes. Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjëherë një qasjes solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në Parti. Edhe Berisha kishte mbështetje absolute në parti, por kishte realizmin të ikte. Ti nuk mund të ndërtosh me asgjë të re. Në qoftë se unë jam bartës i një projekti të ri, ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes”, tha Kadilli.

Ndërkaq drejtuesi i demokratëve Lulzim Basha tha se shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër dhe e duan këtë ndryshim sot më shumë se kurrë.

“Kjo fushatë provoi se ne edhe propagandës së tyre mund ti bëjmë ballë, ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë! Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill. Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! Ata e duan ndryshimin edhe më shumë sot! Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë forcën tonë betejës për ndryshimi për të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët”, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *