Zbardhen diskutimet në takimin Berisha-Bardhi/ “S’mund të kamuflohen si opozitarë”, Salianji i prerë: Kush voton pro qeverisë, të përjashtohet nga grupi i PD

zbardhen diskutimet ne takimin berisha bardhi smund te kamuflohen si opozitare salianji i prere kush voton pro qeverise te perjashtohet nga grupi i pd
zbardhen diskutimet ne takimin berisha bardhi smund te kamuflohen si opozitare salianji i prere kush voton pro qeverise te perjashtohet nga grupi i pd

Teksa deputetë të opozitës, po mbajnë sot një tryezë të përbashkët në Kukës, me nismë të Gazment Bardhit dhe prani të ish-kryeministrit Sali Berisha, BalkanWeb zbardh disa nga diskutimet.

I pranishëm në këtë tryezë ishte dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili nënvizoi rëndësinë që opozita të ketë një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore. Mes të tjerash Salianji është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se kushdo që voton pro qeverisë, duhet të përjashtohet nga grupi i PD.

“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, mësohet të jetë shprehur Salianji.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts