Zbardhet debati me dyer të mbyllura në PD, Berisha kërkon dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt: Pa asnjë tagër shkon dhe…









Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt.

Gjate mbledhjes se sotme te grupit parlamentar 12 prill

Burime për gazetarin e Panorama.al, Maringlen Kume bëjnë të ditur se Berisha u shpreh që Alibeaj dorëzoi në Gjykatën e Apelit Tiranë një padi për njohjen e statutit të 11 dhjetorit por pa asnjë tagër.

“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha.

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Berishës duke thënë se nuk është vasal i askujt. Ai shprehet se e ka bërë padi dhe do e mbrojë deri në fund.

“Unë jam Enkelejd Alibeaj dhe si bej hije askujt. E kam bere padinë dhe do e mbroj deri ne fund. S’jam vasal i askujt”, mesohet se ka thene Aliebaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *