“Zbardhet” Kina, reshje të dendura dëbore mbulojnë disa qytete të vendit, anulohen fluturime e mbyllen dhjetëra autostrada (FOTO)

I ftohti i madh ka mbërritur në Kinë, duke bërë që disa qytete përfshirë edhe Peknin të mbulohen nga reshje të dendura dëbore.

Si rrjedhojë, autoritetet thonë se kanë anuluar të gjitha fluturimet e aeroplanëve dhe lëvizjet e trenave. Temperaturat kanë rënë nën zero, e të ftohtit vetëm sa vjen e po rritet nga perëndimi në lindje. Në Pekin, qytetin më të afërt të Tyengin në verilindje, ka pasur reshje bore.

Instituti hidrometeorologjik i këtij vendi ka alarmuar me ngjyrë portokalli për ardhjen e stuhive të fuqishme. Janë mbyllur dhjetëra autostrada, duke bërë që të anulohen edhe shumë linja të autobusëve dhe qindra fluturime nga dy qytetet më të mëdha kineze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *