Zbardhet lista e plotë/ Nga Balluku e Berisha, te Kryemadhi e deputetja e Grupit të PD, kush ishin ligjvënësit që nuk votuan pro zgjatjes të vetingut








Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe Grupi parlamentar i Partisë Demokratike bashkuan votat ditën e enjte për të miratuar një ndërhyrje në Kushtetutë që mundësonte zgjatjen e mandatit të vetingut.

Edi Rama-parlament-Prezantimi-Programi-Qeveria-11

Kjo u arrit pas disa negociatave intensive dhe thirrjeve publike të partnerëve ndërkombëtarë, si SHBA, Bashkimi Europian, Gjermania apo edhe Britania. Nisma për të ndërhyrë në Kushtetutën e Shqipërisë për të bërë të mundur zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik u iniciua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët nëpërmjet ONM-së, janë monitoruesit e ecurisë së procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse nuk do të arrihej zgjatja e mandatit, atëherë edhe ONM nuk do të mundej më të monitoronte procesin. Si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ishin dakord që verifikimi i pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve të bëheshin me të njëjtin standard, siç ka ndodhur deri më tani. Por konflikti ishte mes PS-së e PD-së për procedurën që u ndoq në Kuvend për zgjatjen e vetingut. PD braktisi Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Këshillin e Legjislacionit, ku u diskutua ndryshimi në Kushtetutë pasi maxhoranca refuzoi që të fuste në të njëjtin komision edhe propozimet e PD-së për ndryshime kushtetuese. Megjithatë, ditët e fundit, partnerët ndërkombëtarë ndërhynë në mes për të arritur një rrugë të mesme. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vetëm ditën e enjte në mëngjes orientoi deputetët e grupit të tij për të votuar pro.

SI VOTUAN DEPUTETËT

Ndërhyrja në Kushtetutë mori 118 vota pro nga 94 që ishte minimumi i nevojshëm për të realizuar një gjë të tillë. Dy grupet kryesore parlamentar votuan pro. Megjithatë pati edhe rrjedhje të votave. Në Grupin e PD-së ishte deputetja Emilja Koliqi, e cila nuk votoi pro. Sipas tabelës përfundimtare të publikuar nga Kuvendi me rezultatin e votimit, Koliqi figuron se ka abstenuar. Po ashtu, ka abstenuar edhe Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e Erisa Xhixho. Ndërkohë, siç ishte bërë me dije edhe më herët, deputetët që janë pozicionuar në krah të ish-Kryeministrit Berisha nuk kanë votuar pro ndryshimit të Kushtetutës. Por po ashtu ata nuk kanë votuar as kundër. Sipas tabelës përfundimtare, 13 deputetët nuk kanë marrë pjesë në votim. Nuk mori pjesë në votim as ministrja e Energjisë, Belinda Balluku. Arsyeja e mosvotimit të Ballukut duket se është fakti se motra e saj është në krye të KPK-së. Ditën e enjte nuk kanë marrë pjesë në seancë 4 deputetë të djathtë. Ndërkohë që gjatë votimit nuk ka qenë i pranishëm edhe deputeti Isuf Çela.

Deputetët që votuan pro zgjatjes së vetingut: Arbi Agalliu, Arben Ahmetaj, Besion Ajazi, Enkelejd Alibeaj, Nustret Avdulla, Merita Bakiu, Taulant Balla, Eralda Bano, Greta Bardeli, Gazment Bardhi, Lulzim Basha, Benet Beci, Ismet Beqiraj, Edona Bilali, Alqi Bllako, Luljeta Bozo, Erion Braçe, Helidon Bushati, Klotilda Bushka, Lindita Buxheli, Agron Çela, Bujar Çela, Gledis Çeliku, Kreshnik Çollaku, Bledar Çuçi, Jurgis Çyrbja, Gertjan Deda, Denis Deliu, Anila Denaj, Mesila Doda, Agron Duka, Vangjel Dule, Grida Duma, Laert Duraj, Gerta Duraku, Luan Duzha, Antoneta Dhima, Ilda Dhori, Milva Ekonomi, Lefter Gështenja, Toni Gogu, Agron Gjekmarkaj, Zheni Gjergji, Damian Gjiknuri, Etilda Gjonaj, Blerina Gjylameti, Saimir Hasalla, Zef Hila, Elda Hoti, Flamur Hoxha, Shpëtim Idrizi, Seladin Jakupllari, Blendi Klosi, Petro Koçi, Mimi Kodheli, Bardhyl Kollçaku, Hatixhe Konomi, Saimir Korreshi, Lavdrim Krrashi, Mirela Kumbaro, Niko Kuri, Evis Kushi, Ramadan Likaj, Kasëm Mahmutaj, Meri Makiçi, Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja, Aurora Mara, Shpresa Marnoj, Fatmir Mediu, Ilir Metaj, Lindita Metaliaj, Xhelal Mziu, Nasip Naço, Bledjon Nallbati, Fadil Nasufi, Ilir Ndraxhi, Eduard Ndreca, Lindita Nikolla, Orjola Pampuri, Niko Peleshi, Ilirian Pendavinji, Arben Pëllumbi, Tatiana Piro, Kastriot Piroli, Mirela Pitushi, Xhemal Qefalia, Ornaldo Rakipi, Edi Rama, Teuta Ramaj, Pranvera Resulaj, Rrahman Rraja, Ervin Salianji, Vullnet Sinaj, Klodiana Spahiu, Florenc Spaho, Elisa Spiropali, Paulin Sterkaj, Dashnor Sula, Eduard Shalsi, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Anduel Tahiraj, Dasantila Tahiraj, Ilir Topi, Dhurata Tyli, Andia Ulliri, Ermonela Valikaj, Fation Veizaj, Olta Xhaçka, Etjen Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Ferdinant Xhaferraj, Alban Xhelilaj, Klevis Xhoxhi, Enslemvera Zake, Baftjar Zeqaj, Ina Zhupa.

Deputetët që nuk votuan: Luan Baçi, Belinda Balluku, Sali Berisha, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Sorina Koti, Bujar Leskaj, Flamur Noka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu, Albana Vokshi

Deputetet që abstenuan: Emilja Koliqi, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili Erisa Xhixho

Munguan në seancë: Flutra Açka, Tomor Alizoti, Edi Paloka, Alfred Rrushaj, Isuf Çelaj

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.