Gazetari i “Panorama.al”, Mariglen Kume ka zbardhur mesazhin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha drejtuar delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD.
Ky mesazh, është dërguar nga lideri i demokratëve një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Kryesia e PD.
Basha iu drejtohet delegatëve të Kuvendit, me thirrjen se pjesëmarrja “e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo”.
Mesazhi i plotë
I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar,
Nesër, e shtunë, datë 18 Dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës.
Pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo.
Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al